Fc Drita nuk e ka nisur fort mbarë kampionatin e ri, duke u mposhtur nga Ferizaji në shtëpi. Por, bardh e kaltërit e kanë edhe një mundësi të mirë në këtë fillim të edicionit, pasi edhe xhiron e dytë do ta zhvillojnë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.
Këtë të dielë me fillim nga ora 17:00, Drita e pret klubin e Flamurtarit për ndeshjen e radhës. Përderisa, Drita vjen nga një humbje, Flamurtari ka barazuar 1:1 ndaj Prishtinës në javën e parë.
Për këtë ndeshje, tifozët e Dritës kanë premtuar përkrahje, gjersa kanë ftuar tifozët për pjesëmarrje përmes një postimi zyrtar në faqen e tifozëve të klubit.
“Sërish të dielën, sërish në shtëpi!!
Rezultatet e Dritës tek ne, nuk kanë shfaqur asnjëherë varësi sajpërket përkrahjes që kemi dhuruar, pasi skuadra jonë e zemrës kurr nuk ka qenë e vetme pavarsisht nëse ka fituar apo jo.Këtë e kemi dëshmuar në shum periudha, dhe është koha t’a dëshmojmë përsëri në fundjavë përball Flamurtarit, duke qenë përkrah djemve BardheKaltër të bashkuar si asnjëherë më parë.Të dielën, Drita për t’a arritur fitoren e parë sezonale, ka nevojë më shum se kurrë për prezencën dhe mbështetjen tonë, andaj ftojmë të gjitha nëngrupet e Intelektualëve, të gjith tifozët dhe antarët tanë, të mobilizohemi sa më shum dhe të bashkohemi mbrapa transparentit tonë, për të qenë ne lojtari i 12-të i Dritës siç kemi qenë dhe do jemi gjithmonë.Mblidhemi nga ora 15:00 në Champions Bar, dhe marshojmë më pas drejt stadiumit për ligjëratën e rradhës në tribinë”, thuhet në njoftim.
“Intelektualët” edhe në javën e parë ishin mjaft të zëshëm dhe shënuan numër rekord të shikuesve për javën e parë, duke u mbledhur 2500 persona.