Kf. Drita ka zhvilluar miqësoren e radhës në kuadër të përgatitjeve parasezonale në Bullgari. Gjilanasit kanë triumfuar ndaj skuadrës qipriote, Nea Salamis me rezultat minimal 2:1.
Protagonisti kryesor në këtë ndeshje ishte Betim Haxhimusa, sulmuesi ferizajas i cili realizoi dy golat e ndeshjes.
Me fitoren e tretë më rradhë nga tri ndeshje kontrolluese, FC Drita merr rrugë për në Kosovë pas qëndrimit dhjetë ditorë në Bullgari.
Në edicionin e ri, Drita xhiron e parë do ta luajë në shtëpi përballë Ferizajit.