Nesër nis java e tretë e Superligës së Kosovës në futboll, gjersa Fc Drita do të udhëtojë në Klinë për t’u përballur me skuadrën e promovuar këtë vit në Superligë, Kf. Dukagjinin.
Drita shkon pas fitores së fundit në shtëpi përball Flamurtarit 3:0, ndërsa Dukagjini nuk ka zhvilluar ndeshjen e javës së kaluar ndaj Prishtinës për shkak të stadiumit, që “Fadil Vokrri” duhet të ruhet për ndeshjet e Kosovës.
Ndeshja Dukagjini – Drita, zhvillohet nesër në stadiumin “18 Qershori”, në Klinë nga ora 16:00.