Kf. Bashkimi nga Koretini kanë forcuar skuadrën mjaftueshëm, duke sjellë lojtarë të rinj në përbërje.
Sot gjatë ditës është prezantuar përforcimi më i ri, ish – lojtari i Dritës dhe Gjilanit, Besart Morina.
Ky është postimi i plotë i klubit:
“KF Bashkimi arriti marrëveshje për sezonin 2019/20 me lojtarin me përvojë të madhe Besart Morina (Maki). Besarti në të kaluarën veshi fanelat e KF Dritës, KF Gjilanit si dhe disa skuadrave tjera, derisa sezonin e kaluar ishte pjesë e Vllaznisë së Pozhoranit. Besarti luan si mesfushor ofanziv (Mesfushor-Sulmues) dhe këtë rol e luan në mënyrë perfekte. Mirë se vjen Besart”, thuhet në njoftimin e klubit të Bashkimit.