DYLON

Kampionati Evropian FIBA U20 në Prishtinë, fillon shitja e biletave

Kampionati Evropian FIBA U20 në Prishtinë, fillon shitja e biletave
Avatar photo Elife Sherifi

FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B – Femrat që do të organizohet në Prishtinë dhe biletat tashmë kanë nisur të shiten. Biletat mund ti blini tek New Born-i dhe para palestrës “1 Tetori”.

Të hollat do të jepen donacion për fëmijët e prekur nga sëmundja e fibrozës cistike.

Çmimi i biletës do të jetë 1.00 euro (një euro), dhe kjo biletë do të jetë ditore, pra me një euro mund ti shikoni të gjitha ndeshjet që zhvillohen gjatë ditës.

EkoHigjiena

Federata e Basketbollit të Kosovës dhe Shoqata për personat me Fibrozë Cistike shpresojnë se kjo kampanjë do të mbështetet nga të gjithë, andaj kërkon nga shoqëria kosovare të bëhen pjesë e saj.

FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizioni B – Femrat do të mbahet në Prishtinë prej 3 deri më 11 Gusht 2019.