KF Bashkimi nga Koretini ka zyrtarizuar shërbimet e sulmuesit të krahut, Elion Ajeti. Elioni ka nisur karrierën te KF Rilindja nga Prishtina duke kaluar nëpër të gjitha gjeneratat.
Bashkimi arriti marrëveshje për sezonin 2019/20 me sulmuesin, lojtarin e kërkuar nga Hoffenheim dhe Lokomotiva e Zagrebit, Elion Ajeti.
“Elioni karakterizohet me shpejtësi të jashtëzakonshme, kontrollë superiore të topit dhe shumë i sakt para golit.
Shpresojmë që përmes KF Bashkimit Elioni të kaloj në Evropë, aty ku e ka vendin.
Mirësevjen Elion”, thuhet në njoftimin e klubit.