Kf.Drita miqësore me skuadrën nga Superliga e Qipros

Kf.Drita miqësore me skuadrën nga Superliga e Qipros

Ish – kampioni i Kosovës, Kf.Drita po vazhdon të qëndrojë në Bansko të Bullgarisë për fazën përgatitore për edicionin e ri, 2019/20.

Ata kanë paralajmëruar disa ndeshje miqësore dhe sot do të perballet me ekipin nga Superliga cipriote, Olympiakos Nicosia.

Skuadra nga Qipro këtë edicion është rikthyer në Superligë. Ndeshja mes Olympiacos Nicoasias dhe Dritës zhvillohet me fillim nga ora 17:00.

Drita në këtë takim do të jetë përballë ish-portierit të tyre Mario Kirev që ka kompletuar transferimin tek ekipi qipriot.

Ndeshja e fundit kontrolluese në Bullgari ishte ndaj FC Struga Trim Lum, të cilën Kf.Drita e fitoi 1:0.

Kf.Drita vazhdon përgatitjet intensive dhe zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese para fillimit të kampionatit të ri në Superligën e Kosovës në futboll.

KOMENTE