Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar masat e reja anticovid për tërë territorin e Kosovës.
Meqenëse Komuna e Kamenicës në bazë të numrit të të prekurve me COVID-19 kategorizohet tek komunat me rrezik të ulët (deri në 75 persona te infektuar për 100,000 banorë brenda javës), atëherë vlejnë këto masa:
-Operatoret ekonomik lejohen te punojnë nga 05:00-22:00,
-Qendrat tregtare lejohen te punojnë nga 05:00-22:00,
-Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”,
-Transporti publik lejohet te punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
-Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose deri ne tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid1911
-Institucioneve vartëse te MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe te ngjashme), lejohet te punojnë deri në orën 22:00 duke shfrytëzuar deri në 40% te hapësirës/sipërfaqeve te objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
-Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjate stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjate garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar ne “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
-Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri ne 40% te hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen te shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit nr. 07/1-006 për Parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës se Kosovës dhe ligjeve të tjera ne fuqi. /2LONLINE.com/