DYLON

Pas vërshimeve të fundit janë dëmtuar tetë ura në Kamenicë

Pas vërshimeve të fundit janë dëmtuar tetë ura në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se pas vërshimeve të fundit që ndodhën janë dëmtuar tetë ura në Kamenicë.

Sipas tij inxhinieri i ndërtimtarisë, njëherësh ekspert në konstruksionin e urave, Asrim Rapuca, së bashku me Shaban Kastratin, inxhinier i ndërtimtarisë dhe Mexhid Zylfiun, inxhinier i hidrondërtimtarisë, kanë vizituar këto ura dhe kanë konkretizuar dëmet e shkaktuara.

“Arsim Rapuca, inxhinier i ndërtimtarisë dhe ekspert në konstruksionin e urave po na asiston në vlerësimin e dëmeve në ura pas vërshimeve të fundit në Kamenicë. Deri më tani kemi 8 ura të dëmtuara në komunën tonë, dhe Arsimi bashkë me Shaban Kastratin, inxhinier i ndërtimtarisë dhe Mexhid Zylfiun, inxhinier i hidrondërtimtarisë, i kanë vizituar të gjitha këto ura, për konkretizimin e dëmeve”, është shprehur Kastrati.

EkoHigjiena

Ai ka falënderuar inxhinier Arsimin për gatishmërinë që të na ndihmojë në këtë proces. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.