Tokyo 2020 dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kanë rënë dakord për datat e reja kur do të zhvillohet evenimenti kryesor i sportit global.
Lojërat Olimpike të planifikuara në Tokio 2020 do të hapen në 23 korrik të vitit të ardhshëm, me ceremoninë e mbylljes që do të zhvillohet në 8 gusht.
Sipas organizatorëve, këto datat ishin më të favorshme pasi që vera është stina ideale për të zhvilluar garat.
Lojërat Olimpike të këtij viti ishin planifikuar të zhvilloheshin nga 23 korriku deri me 8 gusht por u shtynë për shkak të përhapjes globale të koronavirusit.