Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar gjyqtarët për javën e dytë në Superligën e Kosovës.
Ndeshja mes Kf. Gjilanit dhe Kf. Ferizajit në Ferizaj do të udhëhiqet nga gjyqtari, Visar Kastrati dhe dy asistentët Alban Ejupi dhe Safet Berisha.
Ndërsa, ndeshja që do zhvillohet mes Dritës dhe Flamurtarit në Stadiumin e Qytetit në Gjilan do ta ketë gjyqtar kryesor, Dardan Cakën dhe dy të tjerë, Bekim Rama dhe Gzim Mehmeti.
Në këtë xhiro nuk janë deleguar fare Genc Nuza dhe Besfort Kasumi.