Forca e Sigurisë së Kosovës e cila vazhdimisht është në përkujdesje të qytetarëve rreth sigurisë dhe mirëqenies së tyre, sot e ka dëshmuar edhe me një aksion humanitar ku ka dhuruar 5 mijë copë maska mbrojtëse për Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.
Kryetari i KBI në Gjilan, Naim Aliu falënderoi pjesëtarët e FSK-së për kontributin e tyre për të qenë afër qytetarëve në çdo situatë.
Gjithashtu ai falënderoi për donacionin për maskat mbrojtëse të cilat janë shumë të nevojshme për xhematin dhe ndarjen e tyre nëpër xhamitë e komunës së Gjilanit. /2LONLINE.com/