DYLON

Patrulla policore kufitare arreston një të dyshuar për përfshirje në ‘kontrabandë me emigrantë’

Patrulla policore kufitare arreston një të dyshuar për përfshirje në ‘kontrabandë me emigrantë’
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit (SMK) Vërmicë, më 31.08.2021 rreth orës 09:00,  në realizimit të  Planit Operativ ‘’Migrimi i pa rregullt“, gjatë vëzhgimit të terrenit  kanë  vërejtur lëvizje të një automjeti i cili ka ngjallur dyshime për patrullën policore.

Vëzhgimi i veturës nga polica ka vazhduar dhe më pas janë vërejtur gjashtë persona që kanë zbritur nga mali dhe kanë shkuar tek vetura e cila i priste. Reagimi i patrullës policore ka qenë i menjëhershëm, kështu janë ndaluar drejtuesi i automjetit dhe personat që kishin zbritur nga mali në mes fshatrave Vërmicë dhe Shkozë. 

EkoHigjiena

Gjatë identifikimit të personave, vërehet se gjashtë nga personat e ndaluar ishin shtetas të huaj-emigrantë, kurse drejtuesi i automjetit ishte: A.J., shtetas kosovar, i cili pas intervistimit nga policia, me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Kurse me emigrantët, procedurat me ta, merren njësitet përkatëse policore. 

Drejtoria Rajonale  e Policisë Kufitare “Perëndimi” Gjakovë, mbetet e  përkushtuar në parandalimin, luftimin dhe arrestimin e të gjithë  personave të cilët merren me veprimtari të kundërligjshme. /2LONLINE.com/