Këshilli komunal i komunës së Bujanocit ka mbajtur sot seancën e fundit për vitin 2013 e cila është vlerësuar nga udhëheqësit se ky institucion ka bërë punë të madhe gjatë këtij viti.
Kryetari i komunës, Nagip Arifit tha se gjatë këtij viti janë zhvilluar seanca më së shumti prej se ekziston këshilli komunal i Bujanocit nga të cilat kanë dalë propozime dhe aprovime shumë me rëndësi për komunën tonë, transmeton Titulli.
Sipas Arifit është aprovuar edhe vlerësimi i rrezikshmërisë me vërshimet të cilat është përballur territori dhe qytetarët e kësaj komune dhe së bashku me shtabin për raste emergjente ka hartuar planin në mbrojtjen e qytetarëve nga rrezikshmëria. Anëtarët e këshillit komunal kanë aprovuar edhe propozimin për ndarjen e mjeteve ndaj borxheve të Ndërmarrjes Publike “Komunalia” e cila ka ka një borxh ndaj elektrodistribucionit në vlerë prej 102 milion dinarë e që do ta paguaj në këste.
Ndërsa drejtorisë për ndërtim u janë ndarë 500 mijë dinarë për intervenimin në lagjen Novo Nasel të romëve dhe 500 mijë për sajimin e deponisë së qytetit në Bujanoc.
Gjithashtu sipas kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifit është edhe çmimorja e shërbimeve të komunalisë për vitin 2014, që do të bëhet në disa raste edhe ngritja e çmimeve. Kjo ishte seanca e fundit e këshillit komunal të Bujanocit për këtë vit dhe puna do të vazhdojë gjatë vitit 2014.