Me rastin e 7 marsit, “Ditës së Mësuesit” Kryetari Jonuz Musliu në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i uron të gjithë mësimdhënësit për kontributin e çmueshëm në mbarëvajtjen e arsimit dhe shkollës shqipe në Luginë të Preshevës.
“Këshillit Kombëtar Shqiptar në kuadër të kompetencave ligjore ka edhe fushën e arsimit me, ç`rast edhe i ka dhënë prioritet mbi prioritet. Andaj, do të mbesim të paluhatshëm në mbështetjen e mësimdhënësve dhe shkollave shqipe në Luginën e Preshevës” thuhet në kumtesën e KKSH-së.
Këshilli Kombëtar Shqiptar, uron që ky 7 mars të sjell sukseset të mëdha në arsim dhe frymëzoj gjeneratat e reja të mësimdhënësve për më shumë efikasitet, kualitet dhe profesionalizëm.
“Besoj fuqishëm arsimi dhe edukimi janë baza e popullit shqiptar. Lugina e Preshevës përmes shkollës shqipe do të ruaj dhe avancoj identitetin kombëtarë të shqiptarëve. Me bindje se shkolla shqipe gjithmonë ka qenë themel i progresit dhe prosperimit drejt një të ardhme më të ndritur”, citohet nga kumtesa e KKSH-së .