Ditë më parë është pensionuar edukatorja, Shukrije Selimi, e Këshilli i Fshatit Llashticë ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e saj në arsim, mbi 40 vite.
Vlerësime të larta për edukatoren ka pasur edhe nënkryetarja e komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku. “ I dëshirojmë shëndet dhe përgëzime për kontributin e dhënë në edukimin e hershëm të fëmijëve në fshatin Llashticë, edukatores Shukrije Selimi. Mirënjohës pafund”, ka thënë ajo.
Edhe, Naser Ibishi, kryetar i Këshillit të Fshatit ka vlerësuar angazhimin më se 40 vitesh në arsim, të edukatores Shukrije Selimi, duke e vlerësuar punën e saj.
Ai ka qenë falënderues, për mësuesen e parë në fshat, si edukatore, duke ia uruar pensionimin. Po ashtu Ibishi ka bërë me dije se në emër të Këshilli të fshatit ka ndarë një mirënjohje për të.
Po ashtu, ai u shpreh falënderues edhe ndaj nënkryetares së komunës, Leonora Morina Bunjaku, që mori pjesë në organizimin me iniciativë të prindërve (nënave) të fshatit, për ta uruar edukatoren Shukrije me rastin e pensionimit. /2LONLINE/