DYLON

Lenë Osmani, pingpongistja më e mirë në Kosovë për kategoritë U17 dhe U19

Lenë Osmani, pingpongistja më e mirë në Kosovë për kategoritë U17 dhe U19
Avatar photo Redaksia

Lenë Osmani,  pingpongiste gjilanase,  e cila është fituese e shumë medaljeve, kupave e  mirënjohjeve në Kosovë dhe në gara ndërkombëtare, është shpallur pingpongistja më e mirë në Kosovë për kategoritë U17 dhe U19, njofton faqja zyrtare e Gjimnazit të Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti”, Gjilan.

Ajo është nxënëse e shkëlqyeshme klasës XII-6 në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, shkollë të cilës i ka sjellë disa herë vende të para nga garat komunale, rajonale, shtetërore dhe ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Kjo talente e madhe e sportit të pingpongut, ka qenë laureate e dyfishtë në ngjarjen kryesore të vitit, organizuar nga Federata e Pingpongut të Kosovës, ku u shpallën sportistët më të mirë për vitin 2023. Lenë Osmani shpallet sportistja më e mirë për vitin 2023 në dy kategori – U17 dhe U19, që është një e arritur e madhe e saj.

“Jam shumë e lumtur për këtë vlerësim që më është bërë dhe besoj se këtë e kam merituar, ngase për të arritur një gjë të tillë kam punuar shumë, kam derdhur shumë mund e djersë, që ekipin tim dhe vendin tim t’a përfaqësojë në mënyrën sa më të mirë”, thotë kjo sportiste e madhe, të cilën e pret një karrierë edhe më e ndritur.

Sukseset e Lenë Osmanit, gjithashtu  i bëjnë të lumtur edhe trajnerët  e saj, gjithashtu edhe prindin Feat Osmani,  nga i cili i mësoi hapat e parë me topin nga celuloidi e i cili  është edhe trajneri i saj.

Ndryshe  Feat Osmani është trajner i ekipit KPP Prishtina, kurse Lenë  Osmani është lojtarja kyçe në këtë ekip. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.