(2L ONLINE) – Këshilli i Bashkësisë islame në Gjilan kishte për të gjitha përgatitjet e mundshme që pas faljes së namazit të Bajramit dhe fillimit të prerjes së kurbanave të bëjë edhe shpërndarjen e mishit I cili tash është I njohur që pjesa dërmuese e mishit të kurbanit të shpërndahet në familjet më të nevojshme për ndihmë. Kështu që sot ka shpërndarë mishin nga kurbanët e prere.
Janë ndihmuar 575 familje nga 5 kg mish. Ata që përfituan më së shumti janë familjet që kanë të regjistruar fëmijë jetimë, pastaj familjet skamnore, shoqata të ndryshme si Shoqata e të verbërve dhe me të pamë të dobësuar,
Organizata për përkujdesje ndaj personave me aftësi të kufizuar, Shoqata e Invalidëve të Punës, Shoqata e pensionistëve, Shoqata e shurdhmemeceve etj. Këtë aktivitet Këshilli i Bashkësisë Islame e ka zhvilluar nëpërmjet Shoqatës Humanitare “Bereqeti” në Gjilan, shoqatë e cila në vazhdimësi ka ndihmuar familjet në nevojë e në veqanti jetimët e Komunës së Gjilanit.
Zëvendëskryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim ef Aliu falënderoi te gjithë ata qe kane bere pagesën e kurbanave ne zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame ne Gjilan ngase kjo na ka mundësuar neve qe tu ndihmojmë nevojtaret.
Agim Hyseni, sekretari I KBI në Gjilan dhe koordinator i shoqatës “Bereqeti” I cili po menaxhon shpërndarjen e mishit ka potencuar se ky aktivitet do të vazhdoje deri sa të shpërndahet tërë sasia e mishin e prerë për komunën e Gjilanit. /2L ONLINE/