Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka pranuar sot një donacion nga Ambasada Amerikane, përmes Byrosë për luftë ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe zbatimin e ligjeve (INL) me maska dhe dorëza, si mbështetje për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Përfaqësuesi nga INL, z. Matthew Jones, ka bërë dorëzimin e këtij donacioni, i cili përfshinë 4,600 maska dhe 12,000 dorëza për stafin e sistemit gjyqësor.
Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj, tha se ky donacion është mjaft i nevojshëm dhe i mirëpritur nga sistemi gjyqësor për të zhvilluar aktivitetet gjyqësore në mënyrë sa më të sigurt dhe për të parandaluar përhapjen e virusit COVID -19.
“Në emër të të gjithë sistemit gjyqësor, falënderoj Ambasadën Amerikane dhe INL për donacionin, duke vlerësuar lartë punën që e bëni dhe ju jemi mirënjohës jo vetëm për këtë donacion por për çdo përkrahje të vazhdueshme”, tha Kryesuesi Çoçaj.