Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, më 17 tetor 2023, ka mbajtur mbledhjen e XXVI-të me radhë.
Mbledhjen e ka udhëhequr kryesuesi i KD-së Dr. Techn. Ilir Gjinolli, ku është bërë verifikimi i mandatit të anëtarit të ri të Këshillit Drejtues të zgjedhur nga senatit, Prof. Ass. Dr. Fadil Osmani.
Me këtë rast Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Dr. Techn. Ilir Gjinolli dhe Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, kanë uruar anëtarin e ri të KD-së për zgjedhjen në Këshillin Drejtues të UKZ-së.
Kurse Prof. Ass. Dr. Fadil Osmani, theksoi se do të punoj me përkushtim në zhvillimin e universiteti.
Zgjedhja e anëtarit të ri të KD-së Prof. Ass. Dr. Fadil Osmani nga Senati i UKZ-së është bërë pas dorëheqjes së Prof. Asoc. Dr. Urtak Hamiti.
Sipas Statutit të UKZ-së, Këshilli Drejtues përbëhet prej 7 anëtarëve, 4 prej të cilëve zgjedhen nga Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe 3 të tjerë emërohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI). /2LONLINE/