(2L ONLINE) – Pas themelimit të Këshillave lokale në fshatrat: Pogragjë, Zhegër dhe Livoç i Ulët, pas dy javësh do të vazhdojë procesi në fshatra tjera. Në Livoç të Epërm Këshilli lokal do të konstituohet më 22 korrik, në Malishevë të Ulët më 23 korrik, ndërsa në Llashticë më 24 korrik, që të gjitha në ora 17:30 në shkollat e fshatrave.
Ky projekt po realizohet me iniciativë të kryetarit të Komunës Lutfi Haziri në bashkëpunim me organizatën Agro-Eko, ndërsa është financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Qëllimi i këtij projekti, është që të kjijojë një mjedis më demokratik meqë qytetarët do të participojnë drejtpërdrejt në procesin e vendim-marrjes./2L ONLINE/