(2LONLINE) – Iniciativa Qytetare e Zhegrës (IQZH), iu është drejtuar me disa kërkesa drejtorisë për Shërbime Publike të Komunës së Gjilanit, duke kërkuar ndër tjerash edhe ndikimin saj tek transportuesit për të ulë biletën e udhëtimit në relacionin Zhegër-Gjilan, përkatësisht Shurdhan –Gjilan.
Ruhan Kurteshi koordinator i IQZH ka bërë me dije se Zhegra si një ndër lokalitetet më të mëdha të Komunës së Gjilanit ndër të tjera ballafaqohet me problemet e rregullimit të transportit ndër urban. Për të funksionalizuar qarkullimin normal të autobusëve ai tha se kërkojnë nga kjo drejtori që të caktojnë pikat ndalese të autobusëve, vendosjen e tabelave, shenjat e komunikacionit si dhe vendosjen e zebrave nëpër rrugë.
“Duke pasur parasysh se në të gjitha vendbanimet tjera në distancë të përafërt me Zhegrën bileta autobusit kushton 0.50 €, kërkojmë nga ju si organ kompetent që të ushtroni autoritetin tuaj dhe të ndikoni te kompanitë “Zhegra Trans” dhe “Dritoni Trans” , të bëjnë zbritjen e biletës për Zhegër-Gjilan nga 0.70 € në 0.50 €, përkatësisht në vijën Shurdhan –Gjilan nga 1 € në 0.80 €”, ka thënë Kurteshi
Sipas tij, kërkohet po ashtu zbrita e mujoreve për nxënës dhe qytetarët e tjerë që udhëtojnë në këto vija në 10 €, sa ishte deri më tani.
“Vitin që shkoi nga qarkullimi i “Zhegra Trans” janë hequr disa vija që ka dëmtuar transportin normal të nxënëseve dhe qytetarëve tjerë. Prandaj kërkojmë që “Zhegra Trans” t’i kthehen këto vija ose ti marr ndonjë kompani tjetër”, ka thënë Kurteshi i IQZH-së. / 2lonline/