Autoritetet e Komunës së Kamenicës përkatësisht të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit kanë mbajtur takime me autoritetet e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Hidromorava” dhe me qytetarët e Lagjes Malësia.
Këto takime u organizuan për të diskutuar në lidhje me zgjidhjen e problemit me ujë të pijshëm për qytetarët e lagjes Çamëria dhe Malësia, si dhe marrjen në menaxhim nga Hidromorava çështjen e ujësjellësit në këto lagje dhe kanalizimit në disa lokacione.
Drejtori i DSHPAI-së, Ramadan Basha gjatë këtyre takimeve tregoi se problemet me furnizim me ujë në këto lagje janë të vjetra dhe se këto probleme edhe më shumë i ka thelluar thatësia, por që sipas tij si drejtori janë duke e bërë të pamundurën për gjetjen e një zgjidhje.
Ai tha se gjatë ditës së marte (14 janar) së bashku me Hidromoravën do të vizitojnë këto lagje për të parë nga afër problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe mundësitë e zgjidhjes së këtij problemi.