Kryetari i Vitisë nderohet me falënderim nga Policia e Kosovës

Kryetari i Vitisë nderohet me falënderim nga Policia e Kosovës

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti nderohet me falënderim nga Policia e Kosovës, gjatë prezantimit të Raportit të Punës së Stacionit Policor në Viti.

Elmina Mahmuti, Drejtoresh Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan dhe Afrim Halili, Komandant i Stacionit Policor në Viti, para prezantimit të raportit të punës së Stacionit të Policisë së Kosovës në Viti për vitin 2019 kanë ndarë sot një falënderim për Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe atë për bashkëpunimin e tij me Policinë e Kosovës.

Me këtë rast Komandanti Halili u shpreh se ky falënderim ju është ndarë kryetarit Haliti për shkak të bashkëpunimit të mirë që ka pasur me Stacionin e Policisë së Kosovës në Viti.

“Kemi pasur një bashkëpunim të mirë me Komunën e Vitisë, në veçanti me Kryetarin Haliti i cili në vazhdimësi ka bashkëpunuar me policinë e Kosovës duke na ofruar shpesh herë edhe përkrahje. Prandaj ne kemi vendosur që atë të nderojmë me një falënderim për angazhimin e tij dhe të komunës së Vitisë ”, u shpreh Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili.

Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se këtë falënderim ai i’a dedikon të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.

“Këtë falënderim ja dedikoj të gjithë bashkëpunëtorëve të cilët gjatë vitit 2019 kanë bashkëpunuar me zyrtarët policor. Ne gjithmonë jemi munduar të ndihmojmë Policinë e Kosovës në punën e saj por natyrisht pa ndërhyrë në punën profesionale”, tha Kryetari Haliti.

Ai potencoi se këtë frymë të bashkëpunimit ndërinstitucional do ta vazhdoj edhe në këtë vit. Ndërkaq gjatë prezantimit të raportit të punës për vitin 2019 të Stacionit Policor në Viti, Komandanti Afrim Halili shpalosi edhe disa statistika ku bëri edhe krahasim të rasteve të ndryshme ndër vite.

Ndërkaq ka theksuar se në vitin 2019 kanë qenë gjithsej 150 raste të veprave penale si: vrasje, tentim vrasje, kanosje, ngacmim , ngacmim seksual, sulm, lëndim i lehtë trupor, lëndim i rëndë trupor ndërkaq në vitin 2018 ishin gjithsej 155 raste të tilla. Sipas këtij raporti në vitin 2019 gjendja e sigurisë në këtë komunë ka qenë e gjete dhe stabile duke shënuar vetëm një vrasje por sfiduese kanë qenë rastet e aksidenteve në trafik.

KOMENTE