Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.M (1975) dhe B.M (1971), për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës, të pandehurit e sipërshënuar, në Gjilan, pa autorizim, kanë përpunuar duhan, të cilin pastaj e kanë plasuar në treg, duke vendosur lloje të firmave të ndryshme të duhanit.
Në këtë rast, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe urdhëresë të Gjykatës kompetente në Gjilan, Policia e Kosovës gjatë bastisjes kanë sekuestruar:
– 2120 kg duhan të grirë të përpunuar,
– 440 kg duhan të grirë të përpunuar refuz,
– 2600 kg duhan të papërpunuar refuz,
– 223.5 kg duhan të grirë të përpunuar në paketime 0.5 kg, me paketime të ndryshme,
– 1978 kg ambalazh për paketim të duhanit me mbishkrim nga PVC,
– 1162 kg ambalazh për paketim të duhanit me mbishkrim nga kartoni,
– 1 makinë për paketim të duhanit,
– 2 makina për grirje të duhanit,
– 2 peshore elektrike,
– 75 litra aditiv i lëngshëm, aromë për prodhim të duhanit,
– 71 pako filtera për cigare me mbishkrime te ndryshme,
– 5500 pako cigare pa banderola Cosmopolitan,
– 2430 pako cigare pa banderola CANGARO,
– 3800 pako cigare pa banderola NORTH,
– 5000 pako cigare pa banderola R&M,
– 540 pako cigare pa banderola A&B, Merhaba,
– 1250 pako cigare pa banderola WISTON,
– 930 pako cigare pa banderola Marlboro,
– 60 pako cigare pa banderola Marlboro Touch,
– 166 pako Cigare pa banderola Pall Mall dhe
– 170 pako cigare pa banderola Kuper.
Të pandehurit me urdhër të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.