Raporti i ri i Komisionit Evropian për Serbinë do të jetë kryesisht pozitiv, por, së paku në fusha Beogradi nuk do të marrë notë kaluese. Këto fusha, siç njofton “Novosti”, janë jurisprudenca, të drejta e njeriut dhe harmonizimi i politikës së jashtme me BE-në.
Në mënyrë të veçantë raporti do ta trajtojë çështjen e ndërtimit të Rrjedhës Jugore, gazsjellësit nga Rusia, shkruan kjo gazetë serbe.
Raporti që do të publikohet në tetor, në pjesën që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, pritet të ketë vërejte për shkak të vonesës së zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe do të kërkohet integrimi i sistemit të drejtësisë në veri me atë të Kosovës.