Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET, ka kërkuar urgjentisht ndërprerjen e presioneve mbi Gjykatn Kushtetuese, nga ana e politikanëve të ndryshëm të cilët po vazhdojnë të japin deklarata mbi vendimin e mundshëm të gjykatës. Sipas këtij rrjeti të OJQ-ve, Gjykata Kushtetuese, ka dëshmuar kredibilitetin e vet.AVONET gjithashtu i bashkohet deklaratës së ambasadores amerikane.
“Liderë politikë ditëve të fundit kanë dhënë deklarata që bëjnë presion mbi Gjykatën Kushtetuese dhe procedurën demokratike dhe kushtetuese që me tonë kërcënime këto institucione dhe përpiqen të paragjykojnë veprimtarinë e tyre. Këto deklarata krijojnë dyshime serioze për përkushtimin e tyre ndaj shtetit të së drejtës, ku jo politikanët por institucionet e specializuara dhe të pavarura, interpretojnë dhe vendosin mbi dilemat juridike që janë evidente në të gjitha shoqëritë demokratike. Po ashtu, këto deklarata krijojnë mëdyshje tek zotimi i liderëve politik për sundim të ligjit”, thuhet në një reagim të rrjetit të OJQ-ve,- AVONET.
Sipas tyre, liderët politikë në Kosovë kanë ndërtuar një proces kredibil përmes zgjedhjeve të 8 qershorit.
`Eshtë qenësore që arritjet në këtë rast të mos cenohen përmes mesazhe që sinjalizojnë vullnetin për të shmangur rrugën institucionale të zgjidhjes së mospajtimeve politike’, vijon reagimi i AVONET.
Me tutje, ne reagim thuhet se Gjykata Kushtetuese e ka dëshmuar pavarësinë dhe kredibilitetin e vetë.
`Gjyqtarët që shërbejnë në këtë piedestal të demokracisë janë votuar nga të gjitha partitë politike, përderisa në rastin e fundit gjyqtari raportues është caktuar njëri prej 3 gjyqtarëve ndërkombëtar të kësaj Gjykate`
Ata kërkojnë që asnjë aktor politik të mos ndërhyj në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese si dhe mos të bëhen deklarata që synojnë cenimin e procesit demokratik dhe njollosin imazhin e këtij institucioni duke paragjykuar vendimet e tyre.
AVONET i bashkohet deklaratës së ambasadores amerikane që duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të vazhduar më tej në kuadër të procedurave demokratike për konstituimin e Kuvendit të Republikës.
Po ashtu AVONET kërkon që këto institucione të vijojnë punën e tyre me rigorozitet dhe ne bazë të ligjit si dhe të mos ndikohen nga presionet që vijnë nga jashtë.