(2LONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur se në stacionin Policor në Kamenicë, familjarët kanё raportuar zhdukjen e Elizabeta Rexhepit, e lindur me 11.04.1985, shtetase e Kosovës, me banim të përhershëm në Kamenicë, e cila nga data 25.01.2014 ka dal nga shtëpia dhe prej asaj dite nuk dihet vendndodhja e saj.
Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, ka thënë se Njësia e Hetimeve Rajonale – Sektori pёr Persona tё Zhdukur në Gjilan, ka bёrё hetime tё pandërprera për ta gjetur atë. Deri me tani nuk kemi asnjë informatë për vend ndodhjen e sajё.
Përshkrimi fizik dhe karakteristika tjera, nё momentin e largimit të Elizabeta Rexhepi nga shtëpia:
-Gjatësia : 1.55 cm
-Pesha : 60 kg
-Ngjyra e flokëve : e zezë
-Ngjyra e syve: e zezë
-Te veshura : jakne ngjyrë e zezë dhe kllompe të bardha, me gjendje te dobët shëndetësore .
“Luten tё gjithë qytetarët qё posedojnë çfarëdo informate apo kanë dijeni për vend ndodhjen e sajë ta njoftojnë stacionin mё tё afër tё policisë apo tё paraqiten nё këta numra tё telefonit: 192 dhe 0280 330 188 apo me telefon mobil emergjent 112”, thotë Hashani. /2lonline/