Policia e Kosovës, njësitet e kontrollit në “Pikën kufitare Vërmicë” në Prizren, gjatë kontrollit të dokumenteve kanë ndaluar të dyshuarin, shqiptar shtetas të Kosovës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se njësiti reagues nga Stacioni Policor i Gjilanit, e ka dërguar të dyshuarin në burgun e Pasjakut, në vuajtje të dënimit, në kohëzgjatje prej 90 ditë.