Të nderuar lexues,
Në postimin e lajmit “Përfaqësuesit e OVL UÇK-së takojnë kreun e PDK-së së Gjilanit, pa dashje na është përvjedhur një lëshim teknik, ku në vend të Pajazitit, ka dalë fjala paraziti. Kërkojmë ndjesë nga ju lexues të nderuar, por edhe nga z Pajaziti dhe PDK e Gjilanit. Njëherësh, për të treguar se sa i paqëllimtë ishte gabimi, ju bëjmë me dije se kohë më parë edhe nga vet PDK-ja e Gjilanit, Zyra për informim, përkatësisht zëdhënësi i PDK-së së, në adresë tonën dhe të gazetarëve tjerë, ka ardhur një komunikatë nga kjo zyre po me të njëjtin gabim ( rrjedhoje e programit korrektues te wordit).
Mund ta shihni më poshtë foton e subjektit të e-mailit, sa për ilustrim.
Ne nuk e kemi keqpërdorur këtë lëshim teknik të zëdhënësit të PDK-së, por përkundrazi e kemi përmirësuar informacionin e kemi postuar dhe e kemi njoftuar zëdhënësin e PDK-së për këtë lëshim, duke e ditur se e ka dërguar edhe në adresa të tjera.
Edhe për rastin konkret ne kontaktuam zëdhënësin e PDK-së për të shprehur keqardhje dhe e falënderojmë për mirëkuptimin e treguar.
Po ashtu falënderojmë lexuesit që na kanë raportuar për këtë lëshim, pas të cilit kemi reaguar dhe e kemi përmirësuar informatën, 3-4 minuta nga koha e raportimit.
Shkrimi ne fjalë: Përfaqësuesit e OVL UÇK-së takojnë kreun e PDK- së së Gjilanit