/Kërkesë publike për kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe për Kryesuesen e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku – Rexhepi/
Leonard Miftaraj
Përshëndetje e nderuara Kryetare e Kuvendit të Gjilanit ValenTina Bunjaku Rexhepi, i nderuar Kryetar i Komunës se Gjilanit Lutfi Haziri. Po ju drejtohem me një kërkesë publike në lidhje me ankandin e fundit për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale, në këtë rast banesave-lokaleve afariste.
Si aktivist politik i qytetit tonë, më janë ankuar disa pjesëmarrës për ankandin në fjalë duke me informuar se në ditën shpalljes se fituesve një pjesëmarrës në ankand ka aplikuar në më shumë se 10 objekte, duke u tërhequr më pas nga disa prej tyre vetëm pasi është shpallur si fitues.
Komisioni në fjalë me lejimin e këtij vendimi kanë lejuar të shkelet rregullorja e ankandit, pjesa:
Kushtet e përgjithshme te ankandit publik.
Pika 8: Pjesëmarrësve në konkurrim iu garantohet e drejta që të: informohen lidhur me procedurat e ankandit publik, shohin pronën që do të jepet në shfrytëzim me dt. 10 prill2017 n€ fillim: nga ora 10:00-12:00 h, (për objektin te Ish – Kadastri dhe lokalet në qytet), dhe nga ora L4:00 – 16:00 h (për objektin te Kombinati i Duhanit).
Gjithashtu pjesëmarrësit kane të drejtën e qasjes në dokumentacionet e pronës, të tërhiqen nga ankandi jo me vone se tri (3) ditë para mbajtjes së ankandit publik.
Fituesi duhet të nënshkruaj regjistrin e procedurës se ankandit publik. Nëse informatat e dhëna nga ofertuesi dëshmohen si të pasakta, komisioni ka të drejtën që të refuzojë aplikacionin dhe ta përjashton nga procedura e ankandit.
Njëkohësisht ne rast se ky ankand nuk përsëritet, pjesëmarrësve të tjerë në garë u shkelet e drejta tëcilën ua garanton kushtetuta.
Ligji 32 E drejta për mjete juridike.
Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë te drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.
Duke besuar në reflektimin tuaj në këtë lëshim nga komisioni, ju lus të reflektoni dhe ta përsëritni ankandin në fjalë!
Sinqerisht: Leonard Miftaraj