Shkencëtarët tani paralajmërojnë se ngjyra e tatuazheve mund të rrisë rrezikun e kancerit.
Ngjyrat e pigmentuara që përdoren nga shumica e salloneve të tatuazheve përmbajnë një komponim kimik të diskutueshëm të njohur si dioksid titaniumi. Kjo gjendje e veçantë shëndetësore, siç thuhet, ka një shans më të madh të ndodh midis atyre që realizojnë tatuazhe me ngjyrë.
Por, ndërkohë që kimikati është efikas në përcaktimin e nuancës së saktë të ngjyrës, ajo gjithashtu lidhet me një shumëllojshmëri të gjendjeve shëndetësore.
Një ekip nga Instituti Federal i Gjermanisë për Vlerësimin e Rrezikut vërejti se si dioksidi i titanit udhëton nëpër gjak dhe akumulohet në nyjet limfatike. Kjo shkakton që ato të fryhen dhe pengojnë aftësinë e tyre për të luftuar infeksionet.