Festivali i këngës “Kënga Magjike” ashtu siç ishte planifikuar do të mbahet të shtunën (7 dhjetor). Por, të adhuruat nga biletat do të shërbejnë për të ndërtuar një shtëpi që u shkatërrua nga tërmeti që goditi Shqipërinë tri ditë më pare.
Kështu ka bërë të ditur producenti I festivalit, Ardit Gjebrea në një postim në Instagram.
“Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë.
Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut!
Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e @kengamagjikeofficial që janë bashkuar në këtë kauzë.#tegjithebashkemundemi dhe ndërtojmë shtëpi”, ka thënë Gjebrea.