Përfundimi i rinumërimit të votave në 425 kuti të votimit, tregoi dhe vërtetoi se në këto zgjedhje kanë pasur parregullsi dhe keqpërdorim të votës së qytetarit.Nga këto parregullsi dhe keqpërdorime të votave, jemi dëmtuar më së shumti ne si Parti FJALA, ka thënë Gëzim Kelmendi, kryetar i këtij subjekti politik.
Sipas tij, Fjala u dëmtua në fillim të procesit zgjedhor nga koalicionet PAN, LAA dhe Lëvizja Vetëvendosje, ku padrejtësisht iu mohuan komisionerët, ndërsa vetes së tyre ia siguruan në çdo vendvotim numër maksimal të komisionerëve 3+3+2.
“Pastaj raportimet e vet komisionerëve të këtyre partive na treguan se si është dëmtuar vota e Partisë FJALA: -duke i bë të pavlefshme,-duke i transferuar në subjektet tjera politike, -duke mos i deklaruar fare.Tash përfundimi i rinumërimit të votave vërtetoj vjedhjen dhe dëmtimin e votës së Partisë FJALA”, thotë Kelmendi.
Ai tha se para rinumërimit, në faqen zyrtare të KQZ Partia FJALA i ka pasur 7551 vota, ndërsa tash pas rinumërimit Partia FJALA i ka 7991 vota. Do të thotë ky ndryshim i rezultatit vije vetëm pas rinumërimit të 425 kutive.
Çka do të ndodhte nëse do të rinumëroheshin tërë kutitë e votimit? Edhe njëherë ne shprehim shqetësimin tonë për vjedhjen dhe dëmtimin e votave tona.Turp për juve PAN, LAA dhe LVV që na dëmtuat dhe vodhët votat tona. Ju dëshmuat edhe njëherë se për pushtet, nuk zgjidhni mjete.Jeni të gatshëm edhe me vjedh votën e qytetarëve të Kosovës.Por një gjë mbani në mend, se vullnetin kurrë nuk mundeni me na vjedhë”, thotë Kelmendi.