DYLON

Voton Lutfi Haziri: Në këtë ditë të bardhë, ftoj qytetarët që në mënyrë solemne të votojnë për ta përmbyllur procesin zgjedhor

Voton Lutfi Haziri: Në këtë ditë të bardhë, ftoj qytetarët që në mënyrë solemne të votojnë për ta përmbyllur procesin zgjedhor
Avatar photo Redaksia

Kandidati i LDK-së për Kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me familjen e tij ka votuar sot në shkollën fillore “Abaz Ajeti”.

Haziri ka ftuar qytetarët që në mënyrë solemne të votojnë për ta përmbyllur procesin zgjedhor.

EkoHigjiena

“Ftoj të gjithë qytetarët e Gjilanit që të ndajnë pak kohë në këtë ditë të bardhë të nëntorit dhe në këtë të diele me gëzim që në mënyrë solemne e festive të dalin të votojnë dhe ta përmbyllin procesin zgjedhor të pushtetit lokal.

Është jo vetëm obligim qytetar, por edhe përgjegjësi e secilit prej neve që të kujdesemi për të zgjedhurit tanë.

Apeli im është që ta shfrytëzoni këtë ditë dhe këtë mundësi në mënyrë që ta projektoni katërvjetëshin e ardhshëm dhe besimi juaj shprehet vetëm me votë!”, ka thënë Haziri.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.