Ekipet e KEDS-it kanë rregulluar shtyllën elektrike në Lagjen Malësia të Kamenicës, afër Trafos.
Pas raportimit të qytetarëve në lidhje me këtë rast,Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Inspektorat ka adresuar problemin tek ekipet e KEDS-it, ku ishte i menjëhershëm reagimi i tyre, duke larguar shtyllën elektrike e cila kishte rënë mbi një shtëpi.
“Falënderojmë qytetarët për raportimet e tyre, dhe lusim që problemet me shtyllat elektrike t’i adresojnë tek zyra për marrëdhënie me publikun në KEDS pasi që është kompetencë e tyre”, thuhet në njoftimin e komunës.
Po ashtu komuna falënderon zyrtarët e KEDS-it për bashkëpunimin e tyre.