Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc, gjatë ditës së sotme ka realizuar një aksion rrugor, me temë ”Arsimimi në gjuhët e pakicave”. Ky aksion është zhvilluar në kuadër të projektit “S’forcimi i stabilitetit në Jug të Serbisë nëpërmjet integrimit të pakicës shqiptare”, e që në Bujanoc ishte vendosur një tendë, në të cilën qytetarët në kartolinat e veçanta, kanë shkruar mesazhe dhe kërkesa për Ministrin e Arsimit, transmeton Titulli..
Janë plotësuar mbi 500 kartolina, të cilat janë dërgaur në adresë të ministrive përkatëse. Në kartolinë, ndodhet libri shqip, e cila karakterizon problemin ende të pa zgjidhur të teksteve shqip në Luiginë të Preshevës.
Deri më tani, në bazë të hulumtimit të KDNJ-së, nga ministria , janë lejuar 63 libra në gjuhën shqipe për mësimin fillor, nga të cilat janë 45 tekste dhe 18 fletore pune, ndërsa numri i teksteve për mësimin e mesëm në gjuhën shqipe, është 140 libra.
Projekti po financohet nga Ministria Federative e Punëve të Jashtme të Zvicrës.