Shoqata Humanitare Bamirëse “Berqeti” dega në Gjilan e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës ndihmoi familje të shumta të komunës së Gjilanit me 8 mijë kg mish të kurbanit.
Sipas KBI-së, familjet që përfituan nga kjo ndarje janë: familjet me jetim, Shoqata e veteranëve të luftës dhe familjet e dëshmorëve, shoqata e “Hendikos”, Shoqata e të ” verbërve” , familjet e komunitetit romë si dhe familjet me gjendje të vështirë sociale në Komunën e Gjilanit.
Sipas koordinatorit Iljaz Mustafa mishi i ndarë për këto familje është nga organizimi i therjes së kurbanëve në Bashkësinë Islame të Kosovës. Lusim Zotin e madhërishëm që donatorët ti shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme, thuhet në njoftimin e KBI-së së Gjilanit. /2LONLINE/