DYLON

Dogana gjen djathë të fshehur e të padeklaruar në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë

Dogana gjen djathë të fshehur e të padeklaruar në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë
Avatar photo Redaksia

Dogana e Kosovës ka bërë me dije se mbrëmë në pikën kufitare të Vermicë, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontroll të detajuar një autobus që qarkullon në linjën Tiranë – Prishtinë. Gjatë kontrollit, vozitësi është pyetur nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar, dhe pasi që ai është deklaruar se nuk kishte asgjë, është filluar kontrollit të detajuar.

Gjatë këtij kontrolli është gjetur e fshehur dhe e padeklaruar një sasi e konsiderueshme e djathërave të ndryshme me origjinë nga Italia. Malli i padeklaruar është ndaluar, në total rreth 150 kg. Përveç tentimit të shmagjes së taksave këto produkte nuk kanë plotesuar kushtet higjenike të trasportit dhe si të tilla mund të rrezikoni shëndetin e qytetarëve të Kosovës.

EkoHigjiena

Dogana e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe në mbrojtjen e ekonomisë së vendit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.