Shoqata Humanitare Bamirëse “ Bereqeti “për nder të natës së Kadrit ka vazhduar t’iu dalë në ndihmë familjeve në nevojë në Komunë të Gjilanit. U ndihmuan 160 familje prej tyre 60 pako për shoqatat e ndryshme që veprojnë në komunë si shoqata e të verbërve, shoqata e shurdhmemecëve, Handikos, derisa janë ndihmuar edhe 100 familje të tjera të cilat kanë kërkuar ndihmë në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.
“Bereqeti” falënderon të gjithë ata që kontribuuan në përgatitjen e këtyre pakove ushqimore, si Kompaninë e mirënjohur “ Fluidi & RC Cola, marketin INTEREX, shoqatën “Urtësia” në Zvicër, marketin “DINI” dhe të gjithë personat të cilën kanë kryer pagesën e një pakoje ushqimore në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë në këtë botë dhe në ahiret, thotë Agim Hyseni, koordinator i kësaj shoqata. /2LONLINE/