DYLON

Emrah Ismail bëhet pjesë e Kuvendit Komunal të Gjilanit

Emrah Ismail bëhet pjesë e Kuvendit Komunal të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Gjilanit po e mban sot seancën e radhës ku në fillim të saj, betimin e ka dhënë anëtari i ri i Kuvendit, Emrah Ismail, nga komuniteti turk, pjesë e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), transmeton Portali 2LONLINE.com.

Për Ismail nuk është kjo hera e parë që është pjesë e institucionit më të lartë në komunën e Gjilanit dhe po bëhet pjesë sërish, pasi zëvendëson Kadir Hüseyin anëtarin e Kuvendit që ka liruar këtë pozitë për të synuar pozitën e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete, pikë kjo që edhe është në rend dite në seancën e sotme, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka 35 anëtarë, ku përfaqësohen tetë subjekte politike: LDK, Vetëvendosje PDK, AAK, AKR, Vatra, KDTP dhe Lista Serbe. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.