Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan me shqetësim ka marr lajmin për aksidentin tragjik në Gjilan, ku humbi jetën një qytetar, Qerim Çoçaj dhe u lënduan shumë të tjerë.
Me këtë rast KBI në Gjilan ngushëllon familjen Çoçaj duke lutur Zotin që rahmetliun ta shpërbleje për punën e tij shumë fisnike, ngase nga duart dhe djersa e tij janë ushqyer familjet gjilanase ndërsa familjes ti jap sabër për humbjen e familjarit të tyre.
Gjithashtu lutemi për të lënduarit të kenë shërim të shpejtë dhe sa më parë ti kthehen jetës së tyre të përditshme!
Këshilli i Bashkësisë Islame – GJILAN