DYLON

Nxënësja Besjana Sadriu me ekspozitë personale

Nxënësja Besjana Sadriu me ekspozitë personale
Avatar photo Redaksia

Në  SHFUM “Agim Ramadani” në Zhegë të Gjilanit është hapur sot ekspozita personale e artit pamor e nxënëses së kësaj shkolle, Besjana Sadriu.

Ekspozitën e saj e hapi, Valdrin Bajrami, profesor i artit pamor dhe njëherit mësimdhënës i saj.

“Besjana është njëra nga talentet e cila deri më tash ka realizuar 130 punime artistike, si: pikturë, skulpturë, dizajn, arkitekturë duke përfaqësuar kështu veten me talentin e saj dhe arrijtur qëllimin. Dhe s’do mend se do të ketë suksese në të ardhmen”, tha profesori Bajrami.

EkoHigjiena

Kurse, Xhelil Rrahmani, zëvendës drejtor i kësaj shkolle tha se punimet e ekspozitës janë të ralizuara falë talentit të Besjanes, por dhe motivimit dhe përkrahjes nga ana e profesorit të artit pamor, Valdrin Bajramit.

Ndërkaq ka uruar që Besjana të ketë suksese të radhës edhe në të ardhmen.

E, Fatmir Haziri, kujdestar i saj, tha se Besjana na ka befasuar për të mirë me këto punime të bukura pamore.

Kurse autorja e kësaj ekspozite ka falenderuar pjesëmarrësit në ngjarje dhe profesorin Valdrin Bajramin për përkrahje, e pastaj tha se ndihet e lumtur dhe krenare që është nxënëse e kësaj shkolle e cila mban emrin e heroit Agim Ramadani, i cili ishte edhe artist i madh i artit pamor

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.