Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, ka ndarë 110 pako ushqimore për familjet e komunitetit rom që jetojnë në qytetin e Gjilanit.
“Kjo ndihmë është në kuadër të projektit të Ramazanit me sloganin “Sofra e Ramazanit”, me të cilin synohet të ndihmohen familjet me gjendje të rënduar sociale. Pakoja ushqimore përbëhej nga gjërat më elementare për ushqim”, ka thënë Agim Hyseni, koordinator i Shoqatës Humanitare “Bereqeti”. /2LONLINE/