DYLON

Policia e Kosovës: Një aksident fatal, me të lënduar dhe 28 me dëme materiale në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës: Një aksident fatal, me të lënduar dhe 28 me dëme materiale në 24 orët e fundit
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka ndodhur 1 aksident me fatalitet, 12 aksidente me të lënduar dhe 28 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton 2LONLINE.com.

Sipas policisë, janë gjithsej 1 mijë e 687 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 8 persona, 6 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 1 person në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

***

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fsh. Lubinje, Prizren, 11.04.2022 – 08:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke e drejtuar veturën me targa vendore nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka rënë në lumë. Si pasoj e aksidentit i dyshuari ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit, ndërsa pasagjeri, viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë  në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe një ekipe e emergjencës kanë dal në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit  trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.