Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, ndau 100 pako ushqimore dhe 1000 kg mish të kurbanit për jetimët e komunës së Gjilanit të regjistruar në këtë shoqatë.
Financimi për pakot ushqimore është rezultat i aktiviteteve të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan me xhamitë e komunës, ndërsa mishi i kurbanëve vjen nga organizimi i therrjes së kurbanëve nën patronatin e Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e Bajramit të Kurbanit 2022.
Duhet theksuar se Shoqata Humanitare “Bereqeti” ndihmon nevojtarët e strukturave të ndryshme të komunës së Gjilanit, me fokus të veçantë jetimët, që nga paslufta deri më tani. /2LONLINE/