Sot në emër te KBI Gjilan, e në prani të xhematit të në xhaminë e fshatit Malishevë e Ulët, u bë pranim dorëzimi i një makine kombi e dedikuar për bartjen e kufomave, që sollën dy vëllezër nga diaspora si donacion për Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit.
“Donacioni i dy vëllezërve nga diaspora (që deshtn të mbesin anonim për publikun), u soll me ndërmjetësimin imamit te xhamisë Mirsad ef. Rexhepit, e në prezencë edhe të nënkryetarit të Komunës Arbër Ismajli bëmë pranim dorëzimin e makinës për transportimin e kufomave. Lus Zotin e Madhërishëm qe këta dy bujar dhe dorëdhënës Zoti t’i shpërblen me shëndet harmoni bereqet dhe suksese në familje dhe në pune”, tha kryemami i KBI në Gjlilan, Iljaz ef. Mustafa.
E, nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli është shprehur falënderues ndaj donatorit i cili arriti ta përmbushë një shërbim shumë të nevojshëm për fshatin Malishevë.
Ja postimi i plotë i nënkryetarit Ismajli:
Fshati Malishevë shquhet për mirëorganizimet, përkujdesjen ndaj njëri-tjetrit, donatorët e shumtë, e mbi të gjitha, për kulturën e lartë qytetare. Në vazhdën e aktiviteteve të tyre të njëpasnjëshme, patëm nderin ta ndajmë një mjet transportues të kufomave.
Kjo u bë e mundur falë një donatori anonim, i cili ka shprehur gatishmërinë dhe zemërgjerësinë e madhe, për t’i dalë në ndihmë fshatit të tij me këtë mjet transportues.
E falënderojmë nga zemra këtë donator anonim, i cili arriti ta përmbushë një shërbim shumë të nevojshëm për fshatin Malishevë.
Një mirënjohje e veçantë shkon edhe për Këshillin e fshatit Malishevë, të cilët po bëjnë punë të mëdha për fshatin e tyre, ku kanë arritur ta fitojnë besimin edhe të bashkëqytetarëve për t’i realizuar nevojat dhe kërkesat e tyre.
Qytetarët e fshatit Malishevë gjithmonë kanë treguar kulturë të lartë organizimi e mobilizimi, në ndërtimin dhe arritjen e vlerave të veçanta për Malishevën heroike./2LONLINE.com/