(2L ONLINE) – Sot ne mesditë, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka ndihmuar me 20 pako ushqimore Shoqatën e të Verbërve në Gjilan, që u janë shpërndarë për t’u ndihmuar 20 anëtarëve të kësaj shoqate me kushte më të rënda sociale.
Këto ndihma i ka tërhequr Bajram Spahiu kryetar i shoqatës të të Verbërve të Gjilanit I cili me pastaj do të bënë shpërndarjen e këtyre pakove nëpër familjet e atyre që u janë dedikuar.
Kryetari I KBI në Gjilan dr. Sulejman Osmani u shpreh se janë të të vetëdijshëm që nuk po munden sa duhet t’u ndihmojnë shtresave të ndryshme të shoqërisë sonë, ngase kërkesat janë të shumta , mirëpo në këto ditë të Ramazanit vetëm dëshirojnë të solidarizohen me familjet që janë në nevojë duke shpresuar që sadopak ua lehtësojnë gjendjen e tyre. /2L ONLINE/