Sot, në ambientet e Medresës së Gjilanit, Këshilli Bashkësisë Islame në Gjilan, nën patrotanatin e Kreut të saj, Efendi Naim Aliu, ka shtruar iftar për personat me nevoja të veqanta si Shoqata e të Verbërëve dhe Shoqatës Hendikos!
Të pranishëm ishin anëtarë nga këto shoqata, si dhe Kryetari i Union të Shoqatave, Bujar Kadriu.
Në një fjalë rasti ndër të tjerash, kryetari Naim Aliu tha: “Së pari falenderojmë Zotin e madhërishëm që na ka mundësu që sot të bëhemi bashk dhe të ushqehemi, duke i falenderuar të pranishmit për pjesmarrjën dhe duke i shprehur mbështetetje të plotë për juve si shoqata. E keni derën e hapur sa herë që kemi mundësi do të ju ndihmojmë!”. /2LONLINE/