Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ndanë 100 pako ushqimore dhe 3750 kg miell për nevojtarët e Gjilanit.
Për shkak të gjendjes së rëndë e cila po mbretëron këtyre ditëve për shkak të pandemisë së korana virusit edhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka ndërmarrë një aksion për të ndihmuar familjet në nevojë.
Familjet të cilat kanë përfituar një pako ushqimore janë familjet me jetimë dhe disa familje të cilat janë në asistencë sociale. Pakoja udhqimore përbëhej nga gjërat më elementare për ushqim si : miell, makorana, sheqer, kripë etj.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Naim Aliu theksoi: “Ne do t’i ndihmojmë këto familje duke shpresuar që sadopak u lehtësojmë gjendjen e tyre për disa ditë”.